Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem nëse një i burgosur takohet me një eskortë. Sipas tij, kjo nuk është aspak e paligjshme, veçanërisht nëse i dënuari është beqar. Në një intervistë për gazetaren Pranvera Borakaj, Cakrani hodhi dritë mbi realitetin tronditës të burgjeve shqiptare: mungesë ushqimi, mbipopullim, mungesë arsimimi dhe korrupsion i përhapur në çdo cep të sistemit. “Të dënuarit nuk marrin ditët e tyre nëse nuk paguajnë juristët. Ç’është kjo drejtësi?” – u shpreh ai. Lidhur me klientin e tij, Ilir Meta, Cakrani tha se nuk di nëse i është bërë kontroll blic, por shtoi me ironi: “Metën e trajtojnë si të panjohur, edhe sikur ta...