Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Pas një takimi maratonë që zhvilloi këtë të premte me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve në Berat, kryeministri Rama u ndal tek të gjitha propozimet që kishte marrë nga ekspertët e fushës. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare kritikoi bankat se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me digjitalizimin sa i përket transaksioneve financiare. Kreu i qeverisë Rama theksoi se pavarësisht që legjislacioni është përshtatur, bankat kanë mbetur prapa në këtë proces, që sipas tij, pengon ndërveprimet sa i përket transaksioneve financiare. “Dua të them që sot ka pasur shumë brumë në tryezë edhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe pastaj të ndjekim një hartë veprimesh, do arrijmë të bëjmë më të mirën....