Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit, Miftar Dauti, shprehet se bashkia që ai drejton, ndonëse me mangësi në kapacitetet njerëzore, është përpjekur të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Sipas tij, urdhrin e kryeministrit duhet ta zbatojnë ato bashki që ndjejnë se për vite me radhë nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre. “Jemi të angazhuar të respektojmë të gjitha angazhimet që kërkon qeveria për pushtetin vendor. Jemi të angazhuar të kryejmë të gjitha detyrimet që kemi”, thotë Dauti për A2 CNN. “Ai nuk ka folur konkretisht me emër për bashkitë. Ka bashki që ndoshta kanë 20 vite me të njëjtën administratë dhe ndoshta ka...