Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj në qytetin bregdetar të Sarandës. Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve paraprake, Chaddick jetonte prej disa vitesh në Sarandë, ku kishte blerë një apartament dhe ishte integruar në komunitetin lokal. Trupi i pajetë është transportuar fillimisht në morgun e qytetit, përpara se të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për të kontaktuar familjarët e saj në SHBA dhe për të ndjekur procedurat ligjore përkatëse. Top Channel