BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

Komisionerja evropiane Marta Kos deklaroi se me buxhetin e ri, BE-ja do të japë 42.6 miliardë euro për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate, me kusht zbatimin e reformave të integrimit. Bëhet fjalë për një rritje prej 37% të buxhetit evropian për procesin e zgjerimit, nga 31 miliardë eurot që janë dhënë deri tani. “Negociatat e pranimit me shtete të tilla si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina kanë përparuar shumë shpejt. Këto shtete kanë ambicien për të përfunduar negociatat brenda një kohe të shkurtër. Ne do të japim në vitet në vijim edhe 42.6 miliardë euro për vendet kandidate, një rritje prej 37% nga 31 miliardë eurot që japim aktualisht. Ky është një angazhim i qartë politik dhe strategjik për integrimin e shteteve...