Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Final Four” modifikohet nga Komiteti Drejtues i FSHF, komplikohet më tej gara në Superiore
                            Adriatik BALLA Ashtu siç ishte parashikuar, Federata Shqiptare e Futbollit modifikoi skemën e “Final Four”, për t’i dhënë kampionatin një “shije” më të pranueshme. Në fakt vendimi i marrë dje nga Kmiteti Drejtues i federatës mund të shkaktojë një tjetër skandal të madh, pasi formula e “Final 4” mbetet,m por thjesht modifikohet, duke përgjysmuar pikët e katër vendeve të para dhe zhvillimin e tyre xhirove shtesë në kampionat me përplasjen e njëra-tjetrës. Me pak fjalë, pas një kampionati të rregullt me 36 javë, për katër ekipet e renditura më lart do të ketë një fazë të pestë, pra një minikampionat më vete, diçka e padëgjuar më parë, ndërkohë që specialistët kishin kërkuar shtimin e skuadrave në superiore nga 10 në 12, bërjen e një kampionati...