Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre
                            Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Sot u mbajt seanca e fundit e një procesi trevjeçar gjyqësor ndaj grupit të pesë efektivëve, të cilët u përballën me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm. Gjykata e Vlorës e dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës...