“Po shkruante në telefon kur e vrava”/ Dëshmia tronditëse e Skerdi Tase për ekzekutimin e Emiliano Ramazanit

“Po shkruante në telefon kur e vrava”/ Dëshmia tronditëse e Skerdi Tase për ekzekutimin e Emiliano Ramazanit

Vijon dëshmia tronditëse e të penduarit të drejtësisë Skerdi Tase në kuadër të dosjes së bujshme hetimore “Plumbi i Artë”. Në seancën e radhës në GJKKO, Tase rrëfeu me detaje planifikimin dhe ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në Elbasan, në korrik të vitit 2020. Sipas tij, në fillim kishte një tjetër objektiv, por grupi vendosi të përqendrohej te Ramazani, për të cilin u ra dakord me pagesë 130 mijë euro. “E dinim makinën e Emilianos, kishim edhe foto. Nuk po e gjenim dot në Elbasan, prandaj çdo ditë shkonim atje nga Tirana, me makina me qira. Kishim si opsione shtëpinë, palestrën apo lokalin ku frekuentonte,” tha Tase. Ai tregoi se për atentatin përdorën një makinë të marrë nga Nuredini, të cilën e kishin përdorur edhe më...