Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            U aksidentua me makinë, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani
                            Një 21-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Gjermani si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në  autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen në Gjermani të enjten. E reja nga Kosova u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe ditën e shtunë, fatkeqësiht ndërroi jetë. Ditën e sotme, në orën 16:00, Yllka do të përcillet për në banesën e fundit. Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja ishte duke udhëtuar me makinën e saj drejt Reutlingen, kur dyshohet se humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, automjeti doli nga rruga dhe u përmbys disa herë. Ajo ndërroi jetë tre ditë më vonë, të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda që mori. Autoritetet gjermane e kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                        