Qumësht në treg pa faturë, fermerët tregojnë se është TVSH-ja ajo që i mban larg kuponit tatimor

Qumësht në treg pa faturë, fermerët tregojnë se është TVSH-ja ajo që i mban larg kuponit tatimor

Shitja e bidonëve të qumështit në trotuare nuk ka marrë fund. Këto pamje që po shihni në ekran janë regjistruar në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët preferojnë ta blejnë qumështin tek fermerët e vegjël me pretendimin që ky qumësht është pa shtesa. Blegtoria dhe Bujqësia është një treg i paformalizuar, një gjë e tillë pranohet dhe vetë nga fermerët. Dashamir Çela nga fshati Samaticë e Beratit jetën e tij ia ka përkushtuar mbarështimit të gjedhëve. Ai thotë se para sekuestrimit të bidonëve të qumështit inspektorët e tatimeve duhet të ndalen njëherë tek produktet e importit të cilat shiten në markete si të jenë shqiptare. Asnjë fabrikë bulmeti nuk shënon në etike që produktet me origjinë shtazore janë të përpunuara nga qumështi serb. Ndryshe nga kolegët e...