Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
16 persona alarmojnë policinë, kërkuan ndihmë pas dallgëve në Borsh
16 persona kanë kërkuar ndihmë sërish tek policia Kufitare e Himarës pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit. Kjo pasi duke lundruar me kanoe nuk kanë mundur te rikthehen në breg për shkak të detit me dallgë. Punonjësit e policisë kufitare kanë ndërhyrë sërish duke i shoqëruar dhe shpëtuar 16 personat. Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese.