16 emigrantë u arratisën nga kampi i Gjadrit? Zbulohet se çfarë ka ndodhur me ta

16 emigrantë u arratisën nga kampi i Gjadrit? Zbulohet se çfarë ka ndodhur me ta

Media italiane “La Stampa” ka ngritur alarmin me një artikull të publikuar ditën e djeshme, duke raportuar se 16 emigrantë ishin arratisur nga kampi i Gjadrit dhe nuk dihet se ku ndodhen. Sipas medias italiane, në Gjadër të Lezhës kanë mbetur vetëm 25 emigrantë nga 41 që mbërritën së fundmi me anije. Megjithatë, në një lidhje live për emisionin “Shqipëria Live”, gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raportoi se sipas burimeve nga brenda kampit, 16 emigrantët janë riatdhesuar në Itali. Ata janë kthyer mbrapsht në ditë të ndryshme, në grupe të vogla, duke fituar mundësinë për të qëndruar në Itali....
Burimi: Sot.com.al