Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Egnatia për turp, “shuplakë” e Breidablik, i eliminon nga Champions
Në mënyrë befasuese, të çuditshme, Egnatia jo vetëm që eliminohet nga Breidablik, por kampionët shqiptar pësuan një humbje të rëndë, një humbje turpëruese 5-0. Në Islandë, ekipi i Tetovës nuk njihej, një skuadër pa ide, e brishtë, një skuadër që u “çmontua” pa kushte brenda 38 minutash, me ishullorët që i dhuruar një leksion futbolli. Egnatia udhëtoi në ishull me një mbrojtje “bunker”, me shifra që ngjallin shpresë, ku nuk kishin pësuar gol prej 450 minutash, por Breidablik i realizoi 5 në një ndeshje të vetme. Thuajse në çdo rast, në çdo dalje në sulm, ishullorët i kapët “mat”, kjo edhe si pasojë e gafave amatoreske, topave të humbur pa limit. Pas vetëm 16 minutash, Breidablik i realizoi golin e parë, por ky gol jo...