Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

Mbante armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë ndërkohë që qarkullonte në një automjet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.  Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, ku është proceduar penalisht edhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë. ‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet...