Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sali Berisha takon deputetët e Bundestagut: Farsa e 11 majit rrëzohet vetëm kur të ndryshojë modeli që ka ngritur Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar gjatë ditës së djeshme me deputetë të Bundestagut gjerman. “Takim me deputetët e Bundestagut gjerman: farsa e 11 majit rrëzohet vetëm kur të ndryshojë modeli që ka ngritur Edi Rama. Kënaqësi të prisja në një takim deputetët gjermanë, Tilman Kuban, anëtar i Komisionit për Çështjet e BE-së- dhe Zëdhënës për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag- si edhe Dr. David Preisendanz, anëtar i Komisionit për Çështjet e BE-së. Vizita e tyre në Tiranë është një dëshmi e vëmendjes së madhe të Qeverisë Gjermane dhe të kancelarit Merz në drejtim të zgjerimit evropian drejt Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor. Misionet faktmbledhëse të Bundestagut, në rajon dhe në Shqipëri, në vlerësimin tim kanë qenë të mirëpritura dhe shumë...