Italia i ‘vë frenat’ raketave dhe avionëve amerikanë: Nuk do të ketë blerje të reja

Italia i ‘vë frenat’ raketave dhe avionëve amerikanë: Nuk do të ketë blerje të reja

Qeveria italiane vlerëson “ndryshimin e qëndrimit të SHBA”, siç e ka quajtur Giorgia Meloni, përsa i përket luftës në Ukrainë. Por nuk do të blejë armë drejtpërdrejt nga Shtetet e Bashkuara për t’ia kaluar më pas ushtrisë së Kievit. Kjo linjë konfirmohet për La Repubblica nga burime të Ministrisë së Mbrojtjes, në orët kur kancelaritë e vjetra të kontinentit po shqyrtojnë deklaratat e manjatit amerikan, i cili pardje, përkrah sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, deklaroi nga Zyra Ovale se Shtetet e Bashkuara do të prodhojnë pajisje ushtarake për t’u dërguar në Ukrainë, por do të jenë “evropianët që do të paguajnë” faturën. Italia, sipas të njëjtave burime të Mbrojtjes, nuk ka ndërmend të ndjekë këtë lloj skeme blerjeje, siç po e shqyrton Gjermania e...