Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘Uji i pijshëm jashtë kontrollit…’/ Abazi: Institucionet nuk kanë kapacitetet për ta analizuar plotësisht
                            Profesori i kimisë, Sokol Abazi, ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e ujit të pijshëm në vend, duke theksuar se mungesa e analizave të plota dhe kapaciteteve institucionale e lë popullatën të ekspozuar ndaj rreziqeve afatgjata. I ftuar në ‘A Krasta Show’, Abazi tha se ekziston një bazë ligjore për kontrollin e ujit, ajo nuk zbatohet siç duhet, dhe institucionet përgjegjëse si AKU, ISUF dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë kapacitetet teknike, njerëzore dhe financiare për të kryer analizat e nevojshme. “Nuk e dimë çfarë pimë, dhe kjo është më e rrezikshmja”, paralajmëron Abazi. Sokol Abazi: Ke të drejtë kur thua që nuk e dimë se çfarë kemi ngrënë dhe kjo është një pikë në të cilën duhet të jemi të kujdesshëm se derisa nuk...