Ish-futbollisti gjerman: Problemi më i madh i Bayern quhet Uli Hoeness

Ish-futbollisti gjerman: Problemi më i madh i Bayern quhet Uli Hoeness

Ish-futbollisti i Bayern Munich, Markus Babbel ka zbuluar problemin numër 1 të gjigandi gjerman. Nuk është sekret që Babbel është përplasur me disa trajnerë të ndryshëm të Bayernit, anëtarë të bordit ekzekutiv dhe lojtarë, por së fundmi ai ofroi një analizë mjaft kritike të ish-presidentit të klubit Hoenes. Sipas tij, baza e shqetësimit në Mynih është Uli Hoeness, i cili fut hundët kundo dhe prish ekuilbrat e klubit. “Nuk e kuptoj më Uli Hoenesin, nuk e kam kuptuar për një kohë të gjatë. Ai luajti një rol të madh që FC Bayern të jetë aty ku është sot, dhe askush nuk mund t’ia heqë këtë. Por tani, sipas mendimit tim, ai duhet të vendosë: ose të përfshihet plotësisht përsëri dhe të vazhdojë si më parë,...