“Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë”/ Berisha: Farsa elektorale e 11 Majit, ja si u përdor fondi 250 mln eurosh

“Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë”/ Berisha: Farsa elektorale e 11 Majit, ja si u përdor fondi 250 mln eurosh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i ka cilësuar farsë elektorale. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bleu votat e qytetarëve me skemat e bujqësisë. “Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës. Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë. Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u...