Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarret vijojnë – 19 vatra gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar sot një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 19 vatra të reja zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas agjencisë, katër nga këto vatra janë ende aktive në terren. Vatrat e zjarrit janë shënuar në bashkitë e Dibrës, Bulqizës, Matit, Rrogozhinës, Vorës, Tiranës, Vlorës, Kuçovës, Krujës, Librazhdit, Prrenjasit, Malësisë së Madhe dhe Korçës. Aktualisht, situata më kritike paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonën e “Liqenit të Luleve” në Parkun Kombëtar Lurë, zjarri vijon të jetë aktiv dhe ka përfshirë tashmë rreth 150 hektarë pyje me pisha dhe livadhe. Pavarësisht përpjekjeve të forcave operacionale, zjarri nuk është arritur të vihet nën kontroll për shkak të terrenit të thepisur dhe erës së fortë. Forcave...