Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            4.76 milionë turistë në gjashtë muajt e parë të 2025, Rama: Fryt i një pune të suksesshme
                            Kryeministri Edi Rama bën me dije se 4.76 milionë turistë kanë vizituar vendin tonë në gjashtë muajt e parë të vitit 2025. “4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike, ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një pune të suksesshme dhe përgjegjësi e shtuar për të gjithë në monitorimin e sezonit turistik veror“, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.