Prokuroria heton Kadastrën e Vlorës për shitjen e shumëfishtë të disa apartamenteve në një pallat

Prokuroria heton Kadastrën e Vlorës për shitjen e shumëfishtë të disa apartamenteve në një pallat

Me urdhër të Prokurorisë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore kanë zhvilluar sot një veprim hetimor në zyrat e Kadastrës së qytetit. Prej orës 12:00, ata kanë sekuestruar dhe fotokopjuar disa dosje të rëndësishme që lidhen me një objekt pallati ende të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes së ndërtimit dhe procedurave të ndjekura. Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që lidhet me hetime mbi lejet e ndërtimit dhe zhvillimin urban në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve, po verifikohen dokumentet përkatëse të dhënies së lejes dhe ecuria e zbatimit të saj, ndërkohë që në fokus janë edhe disa apartamente të objektit, për të cilat janë bërë denoncime se janë shitur në mënyrë të shumëfishtë. Burimet bëjnë me dije se...