Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosova nuk jep amnisti për luftëtarët në Siri, pavarësisht qëndrimit të SHBA-së
Dikur terroristë, sot jo më – të paktën për SHBA-në. Por, për drejtësinë në Kosovë, ligji s’ndryshon me diplomacinë. Kosovarët që i ishin bashkuar Frontit Al-Nusra në Siri, do të vazhdojnë të ndiqen penalisht dhe dënohen, edhe pasi SHBA-ja e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste.Tre vjet e dy muaj, dy vjet, pesë vjet, tre vjet, dënim me kusht…Që një dekadë, gjykatat në Kosovë kanë trajtuar e dhënë verdikte përfundimtare për shumë kosovarë që kanë shkuar, nga viti 2011, për të luftuar në Siri e Irak.Pse janë dënuar ata? Sepse, në vitin 2015, Kosova ka miratuar një ligj që ua ndalon shtetasve të saj të përfshihen në luftëra të huaja.Dënimet variojnë deri me 15 vjet burgim për vepra të ndryshme, jo vetëm për pjesëmarrje...