Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Tepelena: Aksioni i Ramës për hapësirat publike është hipokrizi, në Tiranë po ngrihen 136 kulla
Aktivisti Andi Tepelena ka reaguar ndaj aksionit të fundit të qeverisë për mbrojtjen e hapësirave publike, duke e cilësuar atë si hipokrizi dhe propagandë të pastër. Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edcvin Parruca, Tepelena tha se ky aksion është i pabesueshëm dhe i motivuar nga interesa të tjera të fshehta. “Aksioni për mbrojtjen e hapësirave publike nga kryeministri Rama tingëllon shumë hipokrit, sepse në aktivitet e dimë prej vitesh, jemi përballur me këtë fenomen të uzurpimit të hapësirave publike nga vetë Rama, nga vetë shteti,” tha ai. Sipas Tepelenës, prej vitesh Tirana po vuan nga mungesa e hapësirave publike për shkak të betonizimit masiv dhe ndërtimit të kullave në çdo hapësirë të lirë, përfshirë edhe ato të gjelbra. Ai shtoi se në...