Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“SPAK, frikë apo besim?”, analisti: Janë hakeruar Kremlini dhe Pentagoni, politika do që…
Indiciet për ndërhyrje në kompjuterët e SPAK u faktuan ditën e sotme pas një reagimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme ku konfirmonte arrestimin e dy personave. Sulmi kibernetik ka arritur të depërtojë në email-et e 3 prokurorëve të posaçëm të SPAK, ndërsa nuk është arritur të zbërthehet adresa elektronike e kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Analisti Ervis Iljazaj tregon për “Top Story” se SPAK është një institucion që sulmohet nga politika dhe kjo e fundit ndikon që opinioni publik ta ketë frikë. “Hakerimi mund të ndodhë dhe në institucione më të rëndësishme. Janë hakeruar Kremilini apo Pentagoni. Gazetarët kanë zbuluar plane më të rëndësishme në Amerikë dhe e kanë fituar gjyqin. Diskutimi më i rëndësishëm është ajo që tha Anila (Hoxha). Njerëzit kanë frikë...