“Shembje në mes të sezonit turistik”, PD shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri po grabit tokat për oligarkët

“Shembje në mes të sezonit turistik”, PD shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri po grabit tokat për oligarkët

Për kryetaren lokale të PD, Shkodër, njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, Eljona Shkreli, aksioni i IKMT-së në Theth është një çmenduri e kryeministrit Edi Rama, për të ndërhyrë edhe në punët e pushtetit vendor. Në  një intervistë për  një emision televziv, Shkreli tha se aksioni i çmendurisë së kryeministrit, siç zyrtarja e PD, preferoi ta etiketonte, vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, pas së cilit fshihet interesi klientelist dhe personal për të grabitur tokat e banorëve të Thethit.Një akt i tillë sipas Shkrelit, ka ndodhur edhe nga komunistët, por këtë radhë Rama po shemb banesat në Theth për t’ua kaluar oligarkëve, në mënyrë që të ndërtojnë resorte. Gjithçka ka nisur nga kryeministri për të ndërhyrë edhe në rolin e kryebashkiakut....