Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Në një moment vendimtar kur Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka hapur disa prej grupkapitujve të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, së bashku me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman nga CDU, kanë publikuar një editorial të përbashkët në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Rundschau. Peter Beyer, njohës i shkëlqyer i rajonit, së bashku me Tabakun, në analizën e tyre kanë vënë theksin tek sfidat që rajoni duhet të kalojë drejt integrimit në BE. Ata kanë theksuar se negociatat duhet të përkthehen në reforma reale, të prekshme dhe të konsoliduara, që të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Duke nënvizuar rëndësinë e reformave të thella strukturore, gjithëpërfshirjen e aktorëve...