Vetmia në mes të jetës, një krizë e padukshme?

Vetmia në mes të jetës, një krizë e padukshme?

Ndjenja e thellë e vetmisë, e cila tradicionalisht i atribuohet të moshuarve, në fakt i prek më shumë ata që janë dukshëm më të rinj, tregon një studim i Qendrës Gjermane për Çështjet e Moshës (DZA). Hulumtimi i ri i DZA-së tregon se njerëzit mbi 76 vjeç, mesatarisht, ndihen më pak të vetmuar sesa ata që janë ndërmjet 43 dhe 55 vjeç. “Ky rezultat bie ndesh me bindjen e përhapur se vetmia rritet me moshën”, theksojnë autorët. Si shpjegim i mundshëm, analiza tregon se të moshuarit shpesh kënaqen me një rreth shoqëror më të vogël, por të qëndrueshëm, ndërsa të rinjtë ende kërkojnë më shumë kontakte për të ndier lidhje shoqërore. Një tjetër arsye mund të jetë fakti se, ndër më të moshuarit, ka më...