Nuk deklaroi 2.3 mln të ardhura gjatë 5 viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë

Nuk deklaroi 2.3 mln të ardhura gjatë 5 viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbulon hotelin në Velipojë të Shkodrës, që nuk kishte deklaruar 2,3 mln euro të ardhura përgjatë pesë viteve të fundit, duke i shkaktuar dëm financiar me evazion fiskal buxhetit, duke e denoncuar edhe në Prokurori. Gjithashtu administrata tatimore në operacionin e ndërmarrë, zbuloi se subjekti jo vetëm që e kishte ndarë aktivitetin në dy NIPT-e brenda familjes, por nuk lëshonte as fatura dhe mbante punonjës të padeklaruar. Për të dyja rastet u gjobit me 25 mijë lekë në secilin NIPT për moslëshim faturash dhe 50 mijë lekë në një prej tyre për punonjësit e padeklaruar. “Hotel me 52 dhoma, 2 nipte nga dy persona me lidhje familjare, që ngrinte dyshime për fragmentarizim artificial për të shmangur tatimet. Subjekti deklaronte 11-29%...