Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin
                            Në janar të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se kishte shpallur fituesin, kompaninë “Alba Konstruksion”, për një procedurë me vlerë 4 milionë euro që synonte ndërhyrjen në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë.Rezervuari ndodhet mbi zonën e Golemit në Kavajë dhe shërben për nevojat e furnizimit me ujë të bashkisë. Në atë kohë pakkush mendoi se kjo ndërhyrje do të kthehej në dhembjen e kokës së të gjithë zonës, sidomos në pikun e sezonit turistik.Ndërhyrja që në fakt ishte e nevojshme për të rritur sigurinë e rezervuarit për shkak të një defekti të vitit 2015 duket se kapi të papërgatitur familjet dhe bizneset e kësaj zone.Teksa punimet vazhdojnë, gjasat janë  që rezervuarit të mos jetë në funksion para vjeshtës.Referuar dokumenteve në atë kohë...