Serbët, provokime në Srebrenicë/ Vendosin muzikë nacionaliste në ditën e përkujtimores së masakrës

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Vendosin muzikë nacionaliste në ditën e përkujtimores së masakrës

Teksa në Srebrenica varroseshin eshtrat e shtatë viktimave të tjerë të genocidit të vitit 1995 dhe e gjithë bota kujtonte mbi 8 mijë burrat dhe djemtë myslimanë të ekzekutuar nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjes dhe formacioneve paraushtarake nga Serbia, u mbrëmje, serbët kaluan në provokime duke lëshuar përpara kishës atje muzikë fyese për boshnjakët. Mediat në Prishtinë pohojnë se pasi shumë të ftuar, delegacione ndërkombëtare, qytetarë dhe familje të pikëlluara u larguan nga Srebrenica, nisi një furi provokimesh me qëllime të qartë: të shqetësohen boshnjakët në Srebrenicë, të dërgohen mesazhe urrejtjeje dhe të kremtohej genocide i kryer. Muzika e vendosur përpara kishës ishte ajo e Baje Malog Knindzhe, ku në mënyrat më të tmerrshme fyhen boshnjakët, lartësohen krimet dhe bëhen thirrje...