Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, nga ku përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: “Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit, ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës”. Këto fjalë ministri Hasani i tha në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë (përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën), të cilët kanë mbërritur në Dubrovnik për të marrë pjesë në forumin që u mbajt ditën e djeshme dhe vazhdon ende sot më 12 korrik. Ministri Hasani gjatë fjalës së tij theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje, por janë domosdoshmëri. “Shqipëria nuk...