Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton…
“Paketa e Maleve”, prezantuar dhe miratuar para zgjedhjeve politike të 11 maj 2025, tashmë është një realitetet konkret. Nga dita e sotme, është hapur zyrtarisht mundësia për të aplikuar online për çdo të interesuar. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve të tij sociale, nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili fton të interesuarit të aplikojnë. “Shprehni interesin për të investuar në tokën që posedoni dhe bëhuni pronarë të saj me Paketën e Maleve duke ndjekur disa hapa shumë të thjeshtë në portalin www.paketaemaleve.gov.al. Për investimin tuaj, përfitoni lehtësi fiskale, 10 vjet pa asnjë taksë.”, shkruan Beci, duke evidentuar disa nga përfitimet që vijnë për turizmin malor nga kjo paketë. Në videon e shpërndarë, tregohet edhe mënyra e aplikimit nga të gjithë...