Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndihmoi shqiptarët të rrëzonin komunizmin, ndahet nga jeta në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Daum
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum. Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe Sali Berisha. Werner Daum mbajti edhe një fjalim në ceremoni ku shprehu gëzimin që ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore në Kavajë. Ai falenderoi për mikpritjen, duke kujtuar se kur hapi ambasadën në 1987, fliste rrjedhshëm shqip, por duke kërkuar falje që tani se fliste mirë. “Ju kërkoj ndjesë që nuk flas më në gjuhën shqipe. Flisja shqip rrjedhshëm kur hapa...