Gjithçka gati për kampionin e botës

Gjithçka gati për kampionin e botës

Në letër PSG konsiderohet favorit, por fusha do të jetë ajo që do përcaktojë kampionin e ri të botës për klube. Kampionët e Europës dhe Chelsea do i japin dorën e fundit përgatitjeve për aktin e fundit, finalen e Botërorit që do luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Finalja e parë ndërkombëtare mes klubeve nga Anglia dhe Franca në këto nivele, me kampionët absolut të Francës që kërkojnë trofeun e gjashtë sezonal. Rekordi në 5 ndeshjet e fundit eliminatore me 18 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar e shndërron gjigantin francez në favorit absolut. “Nuk jam aspak një yll. Nuk isha si lojtar dhe nuk jam si trajner. Kritikat më kanë motivuar më shumë, ndodh kur kritikohem më shumë se sa lavdërohem. Pra,...