Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çudia! Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident
Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe “Audi”, që sot ndodhet në gjendje të mjerë. “Unë quhen Sait Ruçi banoj dhe jetoj në Angli. Kam sjellë makinën këtu, kur kam ardhur me pushime. Makina m’u prish, e dërgova këtu në Tiranë në servis dhe më thanë që duhet të prisja sa ta rregullonte makinën. Unë u ktheva në vendin ku jetoj, kur kthehem përsëri në Shqipëri, shkoj tek servisi pyes për makinën më thonë që ka ndodhur një problem. Personi që punon në atë servis ka përdorur...