Zaptim i hapësirave publike në Seman/ 3 persona nën hetim në Fier

Zaptim i hapësirave publike në Seman/ 3 persona nën hetim në Fier

Policia e Fierit edhe sot ka vijuar aksionin për lirimin e hapësorave publike në vijën bregdetare të Semanit. Tre persona do të hetohen në gjendje të lirë pasi kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe atyre të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, në tre stacione plazhi në Seman, konstatuan se pronarët e këtyre subjektve, shtetasit E. F., 38 vjeç, R. Sh., 69 vjeç dhe Z. S., 56 vjeç, kishin zënë në mënyrë të paligjshme tre sipërfaqe toke publike, në të cilat kishin vendosur rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse. Për këtë rast, specialistët...