Sinner leksion Djokovic, sfidon kampionin në fuqi Alcaraz në finalen e Wimbledon

Sinner leksion Djokovic, sfidon kampionin në fuqi Alcaraz në finalen e Wimbledon

12 Korrik 2025 8:05 Telesport Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe ai italian Jannik Sinner janë dy finalistët e grand slam të Wimbledon, turneu londinez i fushave me bar. Sinner, numri 1 në botë, eliminoi 7 herë kampionin e këtij turneu, serbin Novak Djokovic. Italiani fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4), në një ndeshje të komanduar prej tij, duke lënë pas krahëve problemet fizike të disa ditëve më parë. Vuan disi më shumë Alcaraz për të shkuar në finale. Ai mundi 3-1 (6-4, 5-7, 6-3, 7-6) amerikanin Taylor Fritz, në një ndeshje më të ekuilibruar. Gjithsesi, spanjolli arriti të shkojë në finale, ku do të synojë të mbrojë titullin fituar vjet. Sinner dhe Alcaraz përballen sërish në finalen e një grand slam një muaj pas duelit të...