Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump viziton Teksasin një javë pas përmbytjeve vdekjeprurëse
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti këtë pasdite në Teksas, shteti i zhytur në zi pas përmbytjeve që vranë të paktën 120 persona, ndërsa autoritetet lokale dhe federale po kritikohen ashpër për reagimin e tyre ndaj katastrofës. Presidenti i SHBA-së dhe bashkëshortja e tij Melania do të bëjnë një vizitë disa-orëshe, saktësisht një javë pas përmbytjeve, teksa më shumë se 170 persona mbeten të zhdukur. Më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, Teksasi qendror u godit nga shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje të menjëhershme, duke zgjuar shumë banorë nga gjumi. Deri më tani, 120 persona janë konfirmuar të vdekur, me Qarkun Kerr më të goditurin, me 96 vdekje – 36 nga viktimat ishin fëmijë. Do të jem në qark “për të qenë me disa nga...