Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, shembet ndërtesa 2 katëshe

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, shembet ndërtesa 2 katëshe

Dita e pestë e ndërhyrjes për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit është shoqëruar me tensione. Gjatë operacionit të përbashkët të Policisë së Shkodrës, IKMT-së dhe Bashkisë, disa banorë, në shenjë revolte, kanë hedhur kokteje molotov në drejtim të mjeteve të inspektoratit. Për fat të mirë, nuk është raportuar për persona të lënduar. Aksioni, i cili po zhvillohet në një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit, ka përfshirë deri më tani prishjen e një ndërtese 2-katëshe me strukturë betoni dhe guri, si dhe disa objekte të ndërtuara prej druri. Të gjitha këto ndërtime janë ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Prej katër ditësh, situata në Theth është përshkallëzuar. Ditën e djeshme, qindra...