Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
                            Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin dhe gjithë botën. “Srebrenica mbetet një plagë e thellë në historinë europiane,” shkroi Kos në një deklaratë publike, duke shtuar se ndihej “e prekur dhe e nderuar” që mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar viktimat dhe për të ndarë dhimbjen me familjarët e tyre. “Të mbrojmë gjithmonë të drejtat që atyre iu mohuan, është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e tyre”, theksoi zyrtarja e lartë e BE-së. Masakra e Srebrenicës, e njohur gjerësisht si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ndodhi në korrik të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë mbi...