Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kryeministër, kryebashkiak dhe kryetar Kuvendi”, Baçi akuzon Ramën për kapje totale të pushteteve: Duhet të shkojmë..
Analisti Agim Baçi ishte i ftuar në një emision televiziv, i pyetur për zhvillimet më të fundit në vend, shkarkimet dhe dorëheqjet e kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtorët e bashkive dhe njësive administrative, u shpreh se kryeministri i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë. “Mënyra si sillet zoti Rama, qoftë duke kërkuar shkrirjen e AKU në një mbledhje, as në mbledhje qeverie po në një forum politik, qoftë dhe duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve apo krerëve të njësive administrave, Rama është dhe kryeministër, kryebashkiak, kryetar parlamenti, pra i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë”, tha Baçi. Sipas tij, Rama sot kërkon një platformë tjetër politike në një kohë kur nuk ka dhënë llogari në parlament për qeverisjen, duke munguar...