Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FNSH nisen drejt Thethit/ Policia jep detaje: U parandalua djegia e urës
Dita e pestë e aksionit të Policisë Shkodër dhe IKMT-së dhe Bashkisë në zonën e Thethit, për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë pasuri natyrore, ka shënuar edhe një incident, që për fat të mirë përfundoi pa të lënduar. Pas tensioneve dhe sulmit me molotov, në zonë kanë mbërritur edhe përforcime të grupit të FNSH-ve të Shkodrës. Një grup banorësh për të cilët po hetohet, janë përplasur me forcat operacionale, ku kanë qëlluar me shishe benzine (molotov). Policia tha në reagimin e saj zyrtar se një prej banorëve tentoi të digjte urën në fshatin Gjelaj, ku do kalonte mjeti, por pamjet tregojnë se është hedhur lëndë djegëse edhe drejt mjetit të IKMT-së, ku dallohen flakët shumë pranë tij. Në pamje shfaqet edhe drejtuesi...