Ndarja e vështirë, Mihali i kërkon bekimin nënës 

Ndarja e vështirë, Mihali i kërkon bekimin nënës 

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” vjen rrëfimi i vështirë i Mihalit për fëmijërinë dhe rritjen plot vuajtje. Ai tregoi sesi problemet e babait me alkoolin sollën vazhdimisht situata të vështira ekonomike në shtëpi derisa u detyruan edhe ta shisnin banesën. Gjatë historisë, Mihali theksoi vuajtjet e nënës së tij, Adrianës dhe përpjekjet e saj të pareshtura për familjen. Ajo e ndjek gjithnjë programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nga ekrani i shtëpisë, por Mihali  dëshironte që mesazhin e tij t’ia jepte në studio. Ata jetojnë bashkë, por ai së shpejti do të largohet në Gjermani për t’u siguruar të dyve një jetë më të mirë. Përpara se të largohet, Mihali ka një premtim për nënën dhe kërkon bekimin  e saj.  Mihal: Ma! Erdha këtu...