Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
Nga Aurenc BebjaGazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1932, në faqen n°4, intervistën e gazetës daneze “Politike” asokohe me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë. Fotoja më e fundit e Moisiut Burimi : Morgenbladet, e premte, 2 shtator 1932, faqe n°4 Aleksandër Moisiu kaloi nëpër Kopenhagë të mërkurën në rrugën e tij për në Stokholm, ku ai dhe Bassermann-i fillojnë turneun e tyre skandinav. Në një intervistë për “Politikën” ai shprehet tejet pesimist për teatrin gjerman në këtë moment.— Asnjëherë më parë nuk kemi njohur një krizë si kjo, kaq serioze, kaq e pariparueshme në dukje. Teatrot dhe aktrimi janë në një gjendje rrëmuje. Megjithatë kriza që po trondit artin teatror gjerman nuk ka të bëjë fare me krizën ekonomike botërore. Kjo është për...