“Pse ç’a më di ti mua? Pse më preke me dorë”, u përplasën verbalisht gjatë protestës kundër HEC-eve në Mirditë, 59-vjeçari dhunohet sot nga dy persona

“Pse ç’a më di ti mua? Pse më preke me dorë”, u përplasën verbalisht gjatë protestës kundër HEC-eve në Mirditë, 59-vjeçari dhunohet sot nga dy persona

Kol Ndoji, 59 vjeç, nga Rrësheni, ka denoncuar ditën e sotme pritën dhe dhunimin që i është bërë nga dy persona. Në kallëzimin e tij ai deklaron se rreth orës 09.00, “sapo kisha blerë ushqimet tek një lokal te tregu i qytetit të Rrëshenit i cili ndodhet afër lokalit të shtetasit Tonin Topollajt, erdhën dy shtetas, njërin e njoh ka mbiemrin Prenga, emrin nuk ia di, ndërsa tjetrin nuk e njoh. Shtetasi me mbiemrin Prenga është nga fshati Mashtrekor njësia administrative Orosh bashkia Mirditë. Dua të them se më datë 15.04.2025, në fshatin Arrëz gjatë protestës së zhvilluar kundër Heceve të Kompanisë” Shperdhaza” jemi takuar me këtë shtetas i cili i kishte bllokuar rrugën me një foristrade te zeze me fenelina si ato të policisë...