Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
                            Shqipëria aspiron të futet në BE brenda pak vitesh, por hapësirat publike të kryeqytetit, që përfaqëson imazhin e vendit, nuk kanë lidhje me standardet e një territori europian. Rrugë, trotuare e parqe të papastruara, mbeturina të hedhura ngado nga papërgjegjshmëria e qytetarëve dhe të lëna aty nga neglizhenca e bashkisë që menaxhon qytetin. Rrugët e pafshira me muaj dhe të palara asnjëherë janë kthyer në normalitet. Ky është Bulevardi i Ri, një investim i bërë pak kohë më parë, më i riu në kryeqytet. Por ai duket më shumë si një kosh i madh mbeturinash sesa si rrugë me parqe të gjelbëruara. Epidemia e zhulit ka përfshirë çdo cep të Tiranës. Qytetarët, që e shohin çdo ditë çfarë po ndodh, janë të drejtpërdrejtë në kërkimin...