“Pse s’mban korsinë tënde”/ Vrasja e policit nga Azgan Mernica, dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja: Ishte gjakftohtë, nxori armën…

“Pse s’mban korsinë tënde”/ Vrasja e policit nga Azgan Mernica, dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja: Ishte gjakftohtë, nxori armën…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia mesditën e 13 majit 2024, ngjarje për të cilën Prokuroria e Fierit shpalli sot pretencën dhe kërkoi burg përjetë për autorin, Azgan Mernica. Gazetarja e Top Channel  Anila Hoxha sjell detaje nga dosja hetimore, një ndër to është edhe dëshmia okulare e Cenë Qelia, i cili gjatë hetimeve parapake ka deklaruar se si vrasësi Azgan Mernica kishte hyrë kundra-vajtje dhe se si qëlloi gjakftohtë oficerin e policisë. Ngjarja sipas dëshmitarit ndodhi në mesditë dhe ai pa gjithçka, pasi kishte qenë duke konsumuar një pije freskuese në një lokal që ndodhet në fshatin Baltëz. Ai ka deklaruar se ishte jashtë lokalit dhe nën shoqërinë e Ledionit dhe të Hermesit, kushëriri i Ledionit....