Kalaja e Porto Palermos- një thesar mesdhetar në zemër të Himarës

Kalaja e Porto Palermos- një thesar mesdhetar në zemër të Himarës

 Kalaja e Porto Palermos ka një pamje piktoreske dhe ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe peizazheve rreth saj. Kalaja është monument kulture i kategorisë së parë dhe ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon, në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë fton për të vizituar këtë vend të rrallë. “Kalaja e Porto Palermos – një thesar mesdhetar në zemër të Himarës! Në brendësi të kësaj kalaje mahnitëse, e ndërtuar në fillim të shekullit XIX nga Ali Pashë Tepelena, historia flet me gurë. Kalaja ka shërbyer si një pikë strategjike ushtarake dhe një nga fortesat më të ruajtura të Rivierës shqiptare. Pamje nga ambientet e brendshme të kalasë, ku trashëgimia historike takohet me vizitorët...