Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sa “super pensionistë” ka Shqipëria? Të dhënat e Censit: Ka më shumë gra mbi 100 vjeç sesa burra
Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra, një raport që pasqyron qartë diferencën gjinore në jetëgjatësinë e shqiptarëve. Gratë vijojnë të jetojnë më gjatë se burrat, një trend i njohur në të gjithë botën, por që në Shqipëri del në pah veçanërisht në moshat shumë të avancuara. Ky grup i rrallë përfaqëson një brez që ka kaluar më shumë se një shekull histori, duke jetuar gjatë periudhave më të trazuara të vendit, nga luftërat botërore, regjimi komunist dhe transformimi demokratik. Por përtej kuriozitetit të moshës mbi 100 vjeç, një pasqyrë më e gjerë vjen nga të dhënat për qytetarët mbi 85 vjeç....